RONALDO NUK ËSHTË KËRKAH, ME SHËRIMIN

Klubi mbretëror spanjoll i futbollit, Real Madrid tha se nuk kishte asnjë përparim në  lidhje me kthimin e asit të shtrejtë të klubit, Cristiano Ronaldos, nga lëndimi.


Për shkak të lëndimit në këmbën e majtë, sulmuesi portugez  është jashtë fushës së lojës për gati një muaj, dhe pas kontrollit të sotëm është e qartë se atij do ti duhet më shumë kohë për shërim. Stafi profesional i Realit shpresonte se 24-vjeçari nga Portugalia të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës me Atletico Madridin, mirëpo si duket ai nuk është ende i gatshëm për të marrë pjesë në këtë derbi lokal.

Ronaldo në shtatë lojërat e mëparshme i veshur në fanellat e Real Madridit shënoi nëntë gola, dhe ekipi i tij kanë një pikë më pak se Barcelona në Primera Division.


Komente
 
© 2008 Ipko. All rights reserved.   Email: portal@ipko.net