E Premte, 21.11.2008
English | Shqip
Ipko Net  
 
Ipko Net shfrytėzuesit:
Shfrytėzuesi:
Fjalėkalimi:
 
 
 
Thirrja e pare ndėrkombėtare prej rrjetit GSM tė Ipko’s
14.11.07
IPKO NET realizoi dje, mė 13 nėntor 2007, thirrjen e parė ndėrkombėtare nėpėrmjet rrjetit tė ri GSM nė Kosovė. Lidhja Prishtinė - Lubjanė u realizua me sukses dhe funksionoi pa probleme. Siē kemi njoftuar opinionin edhe mė parė, ekspertėt nga Telekom Slovenije, Mobitel dhe IPKO NET realizuan thirrjen e parė testuese brenda rrjetit tė ri mobil nė muajin tetor.

Konsorciumi i pėrbėrė nga Telekom Slovenije, Mobitel dhe IPKO NET, kėtė vit fituan koncesionin pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile GSM nė Kosovė. Ndėrtimi dhe shtrirja e rrjetit filloi menjėherė. Prioritetet u vendosėn nė qytetet e mėdha, tė ashtuquajtur unazė e qyteteve tė Kosovės. Premtimi i bėrė qytetarėve qė pjesa e parė e rrjetit GSM do tė jetė operative nė fund tė kėtij viti, tani po pėrmbushet.

Pėrveē shumės prej 75 milionė eurove tė paguara pėr koncesionin, ndėrtimi i rrjetit GSM nė Kosovė do tė kushtojė sė paku 120 milionė euro, e cila e ngritė totalin e shumės sė investuar deri nė 200 milionė euro. Grupi Telekom Slovenije planifikon tė pushtojė 50% tė tregut kosovar nė pesė vitet e ardhshme, dhe tė pėrmbyllė periudhėn 8-vjeēare me 1 milionė pėrdorues tė shėrbimeve GSM.

Pėrmes IPKO NET-it, grupi Telekom Slovenije do tė ngritė standardet konkurruese nė Kosovė, dhe do tė zgjerojė platformėn e ofruar pėr shėrbimet e komunikimit mobil, tė avancuara me funksionet e fundit tė teknologjisė moderne. Konsorciumi i kompanive tė lartpėrmendura ėshtė i bindur se shumėllojshmėria e ofruar nė treg, kualiteti i lartė, mundėsitė interesante tė shėrbimeve tė integruara, shėrbimet me vlerė tė shtuar, besimi, siguria, dhe kujdesi i shkėlqyer ndaj pėrdoruesve, do tė bėjnė IPKO NET-in operatorin mobil mė tė parapėlqyer nė vend.
Arkiva 2007
Arkiva 2006
Arkiva 2005
Arkiva 2004
 Tel + 381 38 20 30 40 00 | Rr. Nėna Terezė, ndėrtesa e RTK-sė, kati 5, Prishtinė