Home | Magazine
në fokus

Shoferët 'djathtistë' kërcënojnë me padi

Prishtinë. Vendimi i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit (MTPT) për të ndaluar qarkullimin e automjeteve me timon nga ana e djathtë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe dënim për qytetarët.

Kështu ka deklaruar Selatin Retkoceri, i cili ka marrë një iniciativë për t’i mbrojtur të drejtat e së paku 40 pronarëve të këtyre veturave. Ai duke qenë i bindur se Udhëzimi Administrativ nr 2008/08, lidhur me homologimin e automjeteve, bie në kundërshtim me Kushtetutën e Shtetit, ka vendosur të ngrejë padi ndaj MTPT-së dhe të mbrojë siç thotë ai të drejtat e qytetarëve që i kanë të garantuara me Kushtetutë.

"Do bëjmë padi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të vendit tonë që jetojnë në Kosovë dhe në vende tjera, kupërdoren këto automjete. Kjo e drejtë garantohet me Kushtetutë dhe këtë do ta dëshmojë edhe gjykata. Deri më tani jemi mbi 40 qytetarë që kemi nënshkruar një peticion dhe kemi marrë këtë iniciativë", tha Ratkoceri, duke u thirrur në paragrafin 3 të nenit 46 të Kushtetutës, që, siç thotë ai, definon se askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona e tij.

"Në rastin konkret po ndodh privim nga prona, sepse askush paraprakisht nuk të ka pyetur, apo nuk të ka paralajmëruar se shteti më vonë mund të aplikoj një ligj, i cili më vonë do të pamundësojë përdorimin e veturave. Si qytetarë jemi dëmtuar financiarisht dhe për këtë duhet të ketë kompensim të menjëhershëm dhe adekuat të kostos së ndryshimit të kërkuar të krahut të drejtimit, ose kthimin e shpenzimeve doganore", ka pohuar Ratkoceri. /zeri//


Bookmark and Share
KOMENTET
besi
21:50:13 - 01/07/10
ooo kta zoterit duhet me na kthy paret e doganave ose me na lon rehat se perndryshe ka mu bo kjo pune shume e madhe deri ne rrezimin e qeverise per ket qeshtje te veturave me timon anglez , duhet me u qu edhe me blloku qytetin krejt e me na bo qaren se boll ke mo hajgare bon nuk bon me i vozit boll ke mo hajde bohemi krejt edhe po jau parkojm para qeverise veturat.
feridi
23:45:59 - 23/06/10
nuk esht mir kjo se me keto vetura kan kushtu fal si kina marr po masi eshte qeveria e kosoves e fort leti mledh keto vetura ose leta merr ni firm lisencen prej fatmir limes qe jav nrron anen ne pi qojm ose merre veturen po qeverija leta kopenzoj se qdo veturr kur esht ba dogana qmimin e ka le ta pagujn e jo me ba kesi ligje qysh don vet thaqi e lima se me ks skini drejt mi denue as mi marr keto vetura se jan me KS
musli
18:21:19 - 14/05/10
qajo ju ka rrok shacav te munihit se mos po ju bjen vlefta e kerrev sa per an te majt sdin me vozit mir e ki se prej kerrit me kali me dal ne kerr osht problem cila do on
enver shala
15:52:48 - 16/04/10
Me aplikimin e ketij lijgi Qeveria e Kosoves, eshte duke ju shkelur te drejtat elementare qytetareve te vet per te pas nje prone ashtu siq e kane qdo qytetar evropian, ne kete rast vetura. Para se te miratohet ky ligj eshte dashur qe pronareve te ketyre automjeteve ty kompenzohen shpenzimet e doganes, ose seshte dashur qe ne start te doganohen fare. Prandaj ketu ekzistojne dy mundesi te vetme, ose te na kthehen shpenzimet e doganes, ose Qeveria te merret me ndrrimin e timoneve, qe sipas mendimit tim nuk jane pak ne tere Kosoven. Nese njera nga keto dy mundesi nuk realizohet une mendoj, dhe besoj jo vetem une, duhet te protestojme para Qeverise deri ne zgjidhjen e ketij problemi qe vet Qeveria me vetedije e ka sjell.
agimi
15:02:59 - 16/04/10
nese eshte e ndaluar pse lejuat te doganohen eshte pytje shum e thjesht por kto jan ber thjesht per interesa personale
agimi
21:21:25 - 09/04/10
padia e dorezuar ne Gjykaten Kushtetuese do te hudhet pasi qe ajo nuk ka kompetence juridike te vendos per aktin juridik te qeverise, padia duhet dorezuar ne Gjykaten Supreme te Kosoves, Une e kam dorezuar te njejten nen numrin lendor A 242/10 mirpo problemi eshte se kur Gjykata do te vendos per kete padi administrative. ceshtja e homologimit nuk ka te beje me timon pasi qe me rregullore europiane nuk rregullohet ceshtja e anes se timonit. Kerkesa e qeverise per pershtatshmeri tregut vendor, ashtu sic ceket ne vendimin e MTPT nuk ka baza juridike pasi qe ne Ligjin mbi Komunikacionin nuk kerkohet nje gje e tille.
fatoni
21:04:21 - 25/03/10
Per deri sa nuk jemi njoftu me koh keto qe jan te regjistruara duhet te vazhdojn me qarkullu. Une nuk kam ndermend me ja ndrru anen
rioni
20:57:40 - 15/03/10
more krejt ne rregull osht po i kthejm veq let tna kthejn parret qe i kem doganu secili i jep ka 2000 euro me ja kthy timonin veq le ti kthejn paret e doganes edhe me neve ne rregull jane , edhe une i bashkangjitna peticionit .flm
Selatin Retkoceri
18:47:02 - 04/03/10
Un jam njëri prej djathtistëve si po na quajnë mediat, e shkruara dhe ato elektronike. ky epitet mbase i deshiruar nuk eshte duka na pengu, por ju kisha lut juve djathtiste Kosovar, qe te protestoni kunder ndrrimit te krahut te vozitjes per automjetin tuaj, perveq kostos se larte qe ka kthimi i timonit, un mendoj se eshte edhe problemi i gjetjes se pjeseve dhe montimi i tyre sidomos kur kemi te bejme me veturat e reja dhe elektronike. qytetaret do te provojne ti kthejne ato por do ti futen nje rreziku mekanik i cili mund te kushtoj me jete sepse jane te shumta intervenimet qe duhet bere, dhe a jemi ne te gatshem me mekanik te cilet do ta merrnin pergjegjesine per te ndryshyar timonin. un jam personi i cili kam fillu iniciativen e ankeses-ne fakt kam bere ankesen ne Gjykaten Kushtetuese te Josoves dhe tek Avokati i popullit, un ju kisha bere ftese qe edhe ju te na bashkangjiteni dhe te jemi sa ma shume ankues ndoshta do ta ndryshojme nje pike te ketij ligji ku do te na lejonte ti regjistrojme veturat tona te cilat i kemi futur legalisht ne Kosove, kemi pagu doganen dhe shpenzimet tjera dhe tani po na deryrojne qe te paguajme edhe shume para per te vazhdu regjistrimin. ju zotrinje te MTT nuk keni te drejte te nxjerrni ligje me veprim retroaktiv e sidomos kur ato demtojne qytetarin. Ju kisha ftu qe edhe ju te tjeret qe keni vetura te djathta, te protestoni dhe ti drejtoheni Gjykates. ju ftoj per mbrojtje te interesit qytetar Selatin Retkoceri (044-136-798)
meti
01:07:25 - 09/02/10
ne rregull eshte ,por per me ndru timonin ne anen e majt,duhet me dhon minimum 1000 deri 1500 euro,na pajtohemi me ju o majtaka,ama duhet shteti me na pagu keto pare sepse,ai nuk ka paralajmru per ket problem,por eshte edhe nje menyr shume e mire po me duket,pershembell,ata qe e kan blej veturat me timon te djatht,dhe e kan perkthye ne KS,ate here mos me pas nevoj me pagu regjistrimin per 7 vjet te ardhshme,se ka 250 euro ne vit here 7 bejn perafersisht 1500 euro,kjo shume mir ish kon,se shteti nuk domtohet mos me ja marr 100 ose 200 qytetarve taksen e regjistrimit per nje kohe te caktuar,se ai nuk po pagun asgje,ju pershendes Meti
Astriti
21:44:17 - 08/02/10
Ju lutem te me tregoni si mund te kontaktoj me z. retkoceri te nenshkruaj ne peticion dhe 8 shoket e mi.Me vjen keq qe ketu ka persona qe mendojn si qeveria e deshtuar qe mundohen qe t'a demtojn popullin ne menyre te drejtperdrejt.As kund ne bote nuk eshte e ndaluar ana e timonit.Ju lutem bejeni publike peticionin sepse jam i bindur se me shume se 7000 qytetar do te bashkangjiten.
fidani
17:40:00 - 08/02/10
oo ktu qfar shteti kem na mir jem, ktu ka ligje qe nuk egzistojn kerkun nbot,veq ne kosov ka asi ligje,paramenone ligjin qe sban mu regjistru keri me i vjeter se 8 vite,e tani shqiptart regjistro gola 2 falls ,se ma mir eshte me vozit nje golf 2 falls se sa me pru nje golf 4 te vitit 2000 me regjistru ne kosov,po mazamakeq per neve ku jem tuj jetu,ishalla bajn ma mir ktaq e jan ne shtet
fidani
17:38:29 - 08/02/10
oo ktu qfar shteti kem na mir jem, ktu ka ligje qe nuk egzistojn kerkun nbot,veq ne kosov ka asi ligje,paramenone ligjin qe sban mu regjistru keri me i vjeter se 8 vite,e tani shqiptart regjistro gola 2 falls ,se ma mir eshte me vozit nje golf 2 falls se sa me pru nje golf 4 te vitit 2000 me regjistru ne kosov,po mazamakeq per neve ku jem tuj jetu,ishalla bajn ma mir ktaq e jan ne shtet
Pajtimi
14:01:42 - 08/02/10
Per ARTANIN Ne kosove ka njerz aq te mire sa qe tipat si ti veq jau prishin imazhin. Sherri yt e i disa si ti edhe neve tjerve kur lypum me shku ne europe nuk na dhane viza se e keni flliqe ti ne mynhen e ata tjert te pa edukuar ne vendet tjera qe as gjuhen e juaj nuk dini me perdor si duhet. Po du me te thane sinqerisht se 4 her e kam lexu komentin tend per me kuptu qka ke sasht me thane. Ne 4 fjale 40 gabime gjuhsore i ki. Tung shaci i minhenit.
anmajtandjatht
13:17:22 - 08/02/10
Kerkun nbot nuk osht e ndalume ti munesh me vozit qe don edhe nmes me ja qit vollanin ..po ktu osht Kosov veni i eksperementeve te ligjevee...... ne popullin pacient...
Tafa
10:03:57 - 08/02/10
Shume normale me padite, nuk ka nevoje as edhe 1 qytetare i kosoves te demtohet per shkak te qfaredo ligji qe hyn ne fuqi
Vuksan
16:31:18 - 07/02/10
Homologimi i Automjeteve osht vetum ni mashtrim dhe perfitim financijal nga MAFIJOZ te Qeveris te KOSOVES, cidht jon te privilegjum te i fusin duart ne gjepat e POPULATES TE KOSOVES. Ni VETUR cidha PERDORET ne Komunikacion GJERMONIS Zvicres apo Italis, pse nuk osht e prshtatshem per Komunikacion te Kosoves, kemi na Kosovor KOMUNIKACION te VEQANT se Evropa ne cidhen kerkojm te Futem !!!
"majtisti"
16:03:08 - 06/02/10
Ne tere EU dhe gjithashtu ne KS Timoni i Automjetit eshte ne anen e majte. A nuk paskan pasur mundesi keta 40 "djathtiste" ndryshe apo dikush ju paska fale automjetin me Timon ne anen e djathte. Komedi tragjike.
halil
15:25:56 - 06/02/10
e pershendes z.ratkoceri per iniciativen e marr dhe them se ka te drejt plotesisht ne ate qe ka shkruar edhe un kam nje vetur angleze dhe nuk do ti ja nderroj kurr anen e timonit per shkak se njeher na eshte then keni te drejt e tash kur i kemi rexhistruar na imponohet ndrrime i anes se timonit kisha dasht qe tme tregon zotrija ku mund ta nenshkruaj edhe un at peticion flm
artani
13:40:42 - 06/02/10
artani pej munhenit kosov ka ana shmajt nuk din em vozit mir e leje djathten
kasi
11:04:03 - 06/02/10
kto vetura e kercnojn komunikacionin vlla edhe vyn mu ndalu se mi lon po bijn pi anglis epi shesin shum lir e po blehen shum kto vyn mu ndalu repsisht
Kosova
11:03:56 - 06/02/10
boll mir po ju bojn qitynve shoferave se ato vetura prodhohen veq per Angli
KOMENTO
Emri
Emaili
Komentet


 
© 2008 Ipko. All rights reserved.   Email: portal@ipko.net