Horoskopi

Bricjapi
Javor
Jeni duke shkelur drejt një niveli të ri të jetës, nivel në të cilin shumë herë do të ndjeheni dhe cdo gjë do të ju duket e cuditshme.
Është mirë t’a përdorni mencurinë tuaj dhe të ndjeni këtë periudhë me 6 shqisat që i posedoni.
Kjo do të jetë si një hyrje në një kështjellë të rrezikshme. Aty do të ketë edhe përbindësha të cilët do të duhet ti largoni, mirëpo do të ketë edhe shpëtimtarë të cilët do të ju ndihmojnë gjatë rrugës suaj.
Mujor
Marrëdhëniet ndër-personale janë në plan të parë sot. Në këto momente karta fituese për ju dhe profesionin tuaj qëndron në vendosjen e kontakteve të duhura. Sfera afektive nuk shkon shumë mirë. Në jetën në çift dëshira për tu impenjuar seriozisht është shumë e vogël dhe e largët
Vjetor
Karriera - Me ndihmën dhe mbështetjen e eproreve tuaj do te arrini te ngjisni shkallet e suksesit dhe te shkoni përpara me projektet tuaja te biznesit këtë vit. Do te keni mundësinë e përfaqësimit te biznesit apo organizatën ku punoni ne mbledhje shume rëndësishme te cilat do te shënojnë sukses ne karrierën tuaj. Jeta juaj profesionale do të ndryshoje këtë vit duke pasur sukses, prosperitet dhe sigurisht pasurim te llogarive tuaja bankare.
Dashuria - Diferencime ose diskutime për shkak te vështirësisë ne komunikim mes bashkëshortëve do te sjelle një krize martesore këtë vit për bricjapet. Duke I treguar partnerit tuaj se ju besoni tek ata do t’u sjelle me afër dhe do te beje qe dashuria juaj te rritet. Beqaret mund te takojnë kandidate për te kaluar jetën ne grupe vullnetare. Ka shume rëndësi qe ju te gjeni njeriun perfekt. Te dashurit për një kohe te gjate mund te shkojnë drejt kurorëzimit gjatë këtij viti.
Familja - Horoskopi parashikon keqkuptime dhe zënie mes anëtareve te familjes gjate gjysmës te dyte te vitit. Ne këto situata mundohuni te kontrolloni veten ne mënyrë qe te mos lëndoni te dashurit tuaj. Dikush afër jush do te mundohet qe t’u çoje ne argumente te forta. Shihni situatën de mundohuni te evitoni argumente te panevojshme. Mos lejoni askënd qe te përfitoje nga bujaria juaj. Ndihmoni fëmijët me përfundimin e punëve te tyre dhe çojini ata ne aktivitete te ndryshme jashtë shtëpisë. Përgatituni mire para se te paraqiteni e intervista pune apo ditët e provimeve për studentet.