Horoskopi

Virgjëresha
Javor
Udhëheqësi i juaj, Merkuri, është duke shkelur në shtëpinë tuaj të 7, shtëpi kjo e “tjerëve” deri më datën 3 Mars.
Ndryshimet e personave që I keni të rëndësishëm në jetë do të kenë shumë ndikim në ju dhe në reagimet e juaja. Në periudhën vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do të kenë të bëjnë me aferat e shokëve, shoqeve ose të dashurës/it tuaj.
Mujor
Mbërritja e Hënës tek Demi është një balsam në ato situata në të cilat keni nevojë për të ndalur pulsin dhe taktin. Do të jenë të favorizuara të gjitha ato aktivitete në të cilat është e nevojshme një dozë e mirë durimi dhe nervash.
Vjetor
Karriera - Ata qe i përkasin shenjës te virgjëreshës do te lumturohen kur te shohin zgjerimin e biznesit te tyre. Rritje financiare te papritura do te permiresojne situatën tuaj financiare. Për te pasur sukses ne karrierën tuaj , mos i përzieni problemet personale me punën. Evitoni thashethemet mes bashkëpunëtoreve për te mbajtur një reputacion te mire. Besoni ne vetvete dhe ne aftësitë tuaj kreative për te arritur aty ku dëshironi. Përqendrohuni ne investimet tuaja financiare qe parashikohen ne përmirësim ne këtë vit.
Dashuria - Mbani qetësinë nëse dëshironi qe lidhja juaj te vazhdoje. Për te gjithë çiftet e dashuruara parashikohet te kurorëzohen ne martese. Kujdes! Mund te bëheni konfuz nga ndjenjat e përziera qe mund t’u shkaktoje ndonjë bashkëpunëtor qe mund te behet një pengesë e vërtet ne lidhjen tuaj.
Familja - Do te keni lidhje te mira me familjen tuaj. Siç ndonjëherë mund te përballeni me ndonjë problem te vogël emotiv qe do te lëkundë qetësinë familjare. Mos u hapni se tepërmi. Kujdes nga shpenzimet e luksit. Evitoni debate te panevojshme me pjesëtaret e familjes tuaj. Është një vit i mire për studentet