Horoskopi

Peshorja
Javor
Këtë javë do të keni përmirësime në lëminë e dashurisë dhe në përgjithësi kreativitetit tuaj. Ju do të kënaqeni në dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin.
Miqtë tuaj së shpejti do tu ofrojnë kurajo dhe aktivitete në të cilat do të kënaqeni. Gjatë fundit të javës do të keni një eksperiencë të quditshme me fëmijë ose me të dashurën/in.
Mujor
Gatishmëria mendore në punë nuk ju mungon, madje as energjia ,dhe sikur të mos mjaftonin këto sot jeni edhe në humor të mirë. Nuk ju nevojitet asgjë tjetër për të mundur konkurrencën . Në aspektin afektiv , dita nuk duket shumë pozitive për ju sepse partneri është gati për luftë
Vjetor
Karriera - Parashikohet një vit premtues ne fushën e karrierës dhe te financave. Kontakte me njerëz intelektuale dhe te ditur do te jete një eksperience e vlefshme. Përmirësimi juaj profesional do te beje qe te respektoheni me shume dhe te bëheni me i njohur ne rrethin tuaj te punës. Këshillohuni dhe mendohuni mire para se te bëni investime apo te merrni vendime te rëndësishme.
Dashuria - Tregoni mbështetje ndaj bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj dhe nëse janë ne gabim. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes jush është çelësi i një jete te lumtur martesore. 2009 do te jete i favorshëm për te zbukuruar lidhjen tuaj me dhurata romantike, qirinj apo udhëtime vetëm ju te 2. Mos i hyni një lidhjeje me një person qe shef dike tjetër. Kur tërheqja apo pëlqimi nuk janë reciproke te ndjellin vetëm dhimbje zemre.
Familja - Për peshoren parashikohet një atmosfere e lumtur ne familjen tuaj. Kur jeni konfuz, merrni mendimin e motrave/vëllezërve tuaj. Ndihmoni miqtë qe kane nevoje për ndihmën tuaj dhe do te përfitoni mirënjohje. Ju jeni shume i/ e dashur dhe dëshironi me te mirën për njerëzit qe ju rrethojnë. Evitoni stresin dhe tensionin sepse mund te kenë efekte negative për shëndetin tuaj.