Horoskopi

Akrepi
Javor
Kjo është një periudhë shumë e mirë që ti sqaroni mirë punët me partnerin ose me fëmijët.
Keni opcione të definuara, mirëpo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar për kompromise dhe solucione ku ju do të dilni fitues . Udhëtimi dhe/ose mësimi do të jenë të pranishme këtë javë . Mendja juaj është e shpejtë dhe e kthjellët.
Mujor
Sot mund të ndjeheni gati të paprekshëm, por përsëri mos reagoni në mënyrë impulsive dhe reflektoni gjatë. Në çift, ju keni shumë ide dhe merrni shumë iniciativa, dhe partneri shpesh herë ngelet konfuz dhe i çorientuar, por sot do të arrini të habisni partnerin tuaj
Vjetor
Karriera - Parashikohen financa te mire për akrepat. Përqendrohuni ne projektet tuaja qe keni ndërmend te investoni. Besojini intuitës tuaj dhe ndiqni ëndrrat tuaja. Mos u influenconi nga gjykimi i te tjerëve dhe lejoni punëdhënësit t’u japin një dore ne planet tuaja me këshillat e tyre. Ndonjë bashkëpunëtor mund te mundohet te marre kredi për punën tuaj, por ju mos dilni ne përfundime te nxituara pa pasur te gjitha informacionet e nevojshme ne dore. Tregoni sensibilitet ne transaksionet financiare. Mos u angazhoni ne biznese te rrezikshme.
Dashuria - Horoskopi parashikon një jete sentimentale interesante për akrepat. Partneri juaj do te ketë nevoje për vëmendje speciale nga ana juaj. Jepini mbështetje te pakushtëzuar bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj. Kini kujdes ne gjysmën e dyte te vitit pasi mund te përplaseni me gjera negative.
Familja - Jeta familjare do te jete me prosperitet. Do te keni fame dhe reputacion te mire ne rrethin shoqëror. Ekskursione, apo aktivitete sportive jashtë shtëpisë do t’u mbajnë aktiv. Do te keni një sukses te garantuar ne fushën akademike qe do t’u siguroje një te ardhme te mire. Kini kujdes me ngasjen e makinës pasi mund te pësoni dëmtime te vogla. Probleme shëndetësore, këshilla prindërore, investime dhe edukimi do te jene temat qe kryesojnë vitin 2009.