në fokus
Pellegrini: Tifozët do të shohin më të mirën nga Kaka
Trajneri i Real Madrid, Manuel Pellegrini, beson se tifozët e Realit shumë shpejt do të shohin më të mirën nga Kaka.
Braziliani ishte në listën e golashënuesve të Realit në fitorën kundër Espanyol me rezultat 3-0 të shtunën mbrëma.
"Pas një kohe të gjatë jashtë fushe, është e vështirë të kërkosh një lojë më të mirë nga ai. Ai ka dhënë pasime të mira në ndeshjet e fundit, duke përfshirë këtu pasimin për Gutin kundër La Corunas. Gjithashtu të shtunën ka shënuar.
"Kaka është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe tifozët shumë shpejt do të shohin çfarë pritet prej tij" tha Pellegrini.

















