në fokus
Kuzhe: Nuk do të kualifikohemi
Trajneri kroat i kombëtares shqiptare është shfaqur përballë gazetarëve me një dozë të theksuar realizmi duke thënë se shorti i vështirë, nuk lë vend për ëndrra, për Europianin e 2012.
Tekniku Josip Kuzhe ka thënë se nuk do të synohet te kualifikimi, por objektiv do të jetë përmirësimi i pozicionit të kaluar në vazo. “Dua të jem realist, ne do të synojmë të marrim vendin e 3 ose të katërt pasi është grup i vështirë’ tha Kuzhe.
“Fatmirësisht evituam Kroacinë pasi do të ishte një përballje e fortë emocionale për mua që të luaja para 50 mijë tifozëve në Zagreb. Tani kemi Bosnjen ndaj së cilës mund të luajmë mirë”.
“Ndaj Luksemburgut pres që të marrim 6 pikë pasi në të kundërt do të ishte dështim” tha Kuzhe për kundërshtarin më të lehtë të grupit D. Për përballjet me Rumaninë dhe bjellorusinë, ai tha se Shqipëria do mësojë nga gabimet në të kaluarën.
Në fund ai i la vend edhe humorit për përballjen me Francën dhe trajnerit që mbetet enigmë, Domenech ose Blanc: “Nuk do ishte korrekte të flisja për pankinën. Unë jam vetë trajner”. / ikubal / foto: index.hr / 8 shkurt 2010