Home | Sport
në fokus

Capello: Terry mbetet në Kombëtare

Trajneri italian i kombëtares angleze, Fabio Capello e ka konfirmuar se mbrojtësi i skuadrës së Chelsea, John Terry do të vazhdojë të jetë një lojtar i rëndësishëm, pavarësisht që ai ia hoqi atij shiritin e kapitenit.

Asi i Chelsea u hoq nga detyra e tij si kapiten i Anglisë javën e kaluar në një takim me Capellon, pas një varg dyshimesh të cilat ishin në lidhje me jetën e tij private.

Ka pasur dyshime se 29-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Capellos në ekipin kombëtar, mirëpo trajneri italian ka vendosur të deklarohet lidhur me këto dyshime.

“Terry është lojtar i rëndësishëm për Kombëtaren Angleze. Në fakt, ai është njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të këtij ekipi. Kjo punë është kryer dhe ne duhet të ecim përpara” tha Capello.



Bookmark and Share
KOMENTET
genc
18:47:50 - 09/02/10
le krejt kombetaren masi ta murren shiritin s ka sen edhe palidhje qe ta kane marr se ajo eshte jeta jote private s ka qa perzihet me futboll
KOMENTO
Emri
Emaili
Komentet


© 2008 Ipko. All rights reserved.   Email: portal@ipko.net