Home | Sport
në fokus

Champions: Sot në pritje të çerekfinalistëve të parë

Sot dhe të mërkurën zhvillohen katër ndeshje të kthimit të një të tetës së finaleve të Ligës së kampionëve.

Priten duele interesante pasi në takimet e para asnjëra nga ekipet nuk ka arritur ndonjë përparësi bindëse.

Megjithatë në situatën më të volitshme është skuadra e Mançester Junajtedit pasi fitoren minimale ndaj Milanit prej 3:2 e ka arritur në “San Siro”, prandaj vështirë që “Djajtë e kuq” do të lejojnë skuadrën italiane në “Old Traford” që të kompensoi humbjen në shtëpi, ndërsa për kalimin në çerekfinale ju nevojitet fitorja me dy gola diference.

Fiorentina e motivuar tej mase e pret ndeshjen me Bajernin me shpresë që t’I revanshohet p[ër humbjen e pa merituar në Munih (1:2). Mirëpo bazuar në formën aktuale të skuadrës ngjyrë vjollcë më afër suksesit janë futbollistët bavarezë.

Reali në Madrid do të kwrkojw fitoren prej dy golave ndaj Lionit të papërshtatshëm (0:1), derisa Arsenali në Londër i konvenon edhe fitorja minimale prej 1:0 për të kaluar në çerekfinale. / ikub.al / foto: livesoccer.tv / 9 mars 2010

E martë me 9 mars
20:45 Arsenal - Porto (ndeshja e parë 1:2)
20:45 Fiorentina - Bajern (1:2)

E mërkurë 10 mars
20:45 Mançester Junajted - Milan (3:2)
20:45 Real Madrid - Olimpik Lion (0:1)

Bookmark and Share
KOMENTET
luli
19:19:41 - 10/03/10
padysh qe do te shkoje me tutje reali sepse eshte njeri prej ekipeve me te forta forca real madrit me i miri je
Real Madrid
17:14:30 - 09/03/10
Real Madridi edhe Arsenali do ta kalojne kete raund sa per rezultat ma merr menja se Real Madrid - Lyon 3-0 Arsenal - Porto 2-0 forzza Los Blancos forzza Real Madrid.
KOMENTO
Emri
Emaili
Komentet


© 2008 Ipko. All rights reserved.   Email: portal@ipko.net