në fokus
Manchester United keqtrajton Milanin, 4-0
Manchester United ka fundosur italianët e Milanit, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.
Heroi kryesor i kampionëve të Anglisë ishte padyshim lojtari më i mirë që kanë këtë sezon, Wayne Rooney. Vendasit kalojnë në avantazh që në minutën e 13-të me anë të Rooney-t.
Pavarësisht volumit dhe rasteve të krijuara në pjesën tjetër të 45 minutave të para, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Rooney që shkrumboi njëherë e përgjithmonë shpresat e Milanit për një kualifikim të mundshëm, duke dyfishuar shifrat në 2-0.
Manchester-i arrin të shënojë sërish pas 13 minutash, këtë herë me Park. Sulmi i italianëve tregohet i plogësht për të shfrytëzuar disa raste të krijuara në pjesën e mbetur të lojës. Janë sërish vendasit e Manchester që vulosin gjithçka me anë të Fletcher vetëm dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Normalisht skuadrës së Milanit i duhej një fitore në “Old Trafford“ për të përmbysur humbjen e parë në fushën e vet 2-3, por ky sezon në Ligën e Kampionëve u mbyll në mënyrën më të turpshme për shtatë herë kampionët e Evropës. / start / foto: teamtalk / 11 mars 2010