Home | Tech
në fokus

Google Labs lanson veglën Public Data Explorer

Kompania Google sapo ka lansuar projektin e ri të quajtur, Google Public Data Explorer.

Mjeti i ri i Google Labs ofron një mënyrë vizuale për të shqyrtuar dhe analizuar të dhëna publike të vendosura në një larmi temash, të cilat çdokujt mund ti interesojnë.

Mjeti është projektuar posaçërisht për të dhëna të cilat janë shumë të përdorshme për studentët, gazetarët, krijuesit e politikave publike, dhe mund të shihet si  një qasje e kompanisë Google për ti shtyrë përdoruesit dhe makinën e saj kompjuterike të kërkimit në një nivel tjetër (ngjashëm sikur Wolfram Alpha).

Public Data Explorer është e dedikuar që të zgjerojë dhe të përmirësojë funksionalitetin ekzistues dhe përvojën e kërkimit, krahasuar me atë që është bërë vitin e kaluar.



Bookmark and Share
KOMENTET
KOMENTO
Emri
Emaili
Komentet


 
© 2008 Ipko. All rights reserved.   Email: portal@ipko.net